Në kuadër të kompanisë Arbëria Design , vepron shtëpia botuese që realizon fazën finale dhe kryesore të projektit tuaj. Botimi I librave universitarë,shkollor, librave në prozë dhe poezi, punime shkencore, leksiografitë dhe revistat janë disa nga aktivitetet e shumta të kësaj shtëpie botuese.
Jo vetëm numri i madh i botimeve që rezulton mbi 150 tituj, por edhe vetë titujt nga autorë të njohur dhe të dëshmuar, tregojnë për cilësinë e botimeve të Arbëria Design. Kjo kompani në sferën e botimit të librave ka zgjeruar bashkëpunimin e vet me institucione të larta akademike dhe shtëpi tjera botuese brenda dhe jashtë vendit.