Për kompaninë

Ajo që i ka munguar biznesit vendor deri në vitin 1994, ka qenë ideja për dizajnimin, prezantimin dhe paraqitjen e sukseseve të realizuara në fushën e biznesit dhe  më gjerë.

Nevojë kjo që tani 15 vite mban emrin  ARBËRIA DESIGN, e themeluar nga drejtori gjeneral z.Hasim Hamzai, fillimisht si shtypshkronjë e vogël për t’u shndërruar në një shtëpi dizajni me standarde bashkëkohore.

Idetë e stafit të kualifikuar dhe profesional, materializohen në shtypshkronjën e cila posedon mjete dhe teknika të avancuara për plotësimin e kërkesave të konsumatorëve, dhe publikohen nga shtëpia botuese që deri më tani është dëshmuar në realizimin e projekteve në sfera të ndryshme.